Kaso zbulon prapaskenat e takimit për 'Zgjedhoren': Si u arrit në një marrëveshje dhe garancia që kërkonte Basha

Kaso zbulon prapaskenat e takimit për 'Zgjedhoren': Si u arrit në një marrëveshje dhe garancia që kërkonte Basha

Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka zbuluar prapaskenat e takimit të tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe se si u arrit që të gjendej dakordësia mes palëve.

I ftuar në studion e Report Tv, në "5 pyetjet me Babaramon", Kaso ka zbuluar edhe çështjen e fundit, që kryedemokrati Lulzim Basha, i kujtoi ambasadores Yuri Kim që ishte lënë pa u zgjidhur. Ai u shpreh se garancia e fundit që Basha kërkonte ishte që në një kohë që nuk kishte një mekanizëm për zgjedhjen e një administrate zgjedhore të pavarur, kërkonte që të mos bëheshin ndryshime në Kod në këtë drejtim.

"Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ka dashur që tryeza e Këshillit Politik të ketë sukses. Rama ka bërë të mundur që kjo të vonohej sa më shumë në kohë, duke sabotuar çështjet e rëndësishme. Kujtojmë që muajt e humbur përkthehen në kohë e humbur, si votimi elektronik që ne e kemi pasur si një proces të zbatueshëm në një kohë në të gjithë Shqipërinë, ishte e zbatueshme, por vonesa në kohë e bëri të pazbatueshme. 7 platforma kemi paraqitur për t'i rritur standardet. Në fund kur po diskutohet administrimi zgjedhor, të gjitha hallkat, Rama thotë që kusht i panegociueshëm, që ne e kishim vendosur në tavolinë identifikimin biometik, thotë nuk e bëj duke ndritur pikëpyetje, insiston te një rekomandim i vjetër të depolitizimin të administratës zgjedhor. Pseudo të pavarur administrata e mbushur me militantë, do detyroheshin si administrues zgjedhore, do numëronte votat. Pas shumë diskutimeve, edhe me prezencë të ambasadorëve është arritur që të rijepet dakordësia identifikimi biometrik, por është mbajtur peng procesi i administratës. duke u fshehur pas komisonerëve apolitik, që do ishin administrata. Garancia e fundit ishte të mbahej në mungesë të një mekanizmi që të rekrutoheshin administrues të pavarur brenda pak kohe, të paktën të mbajmë këtë garanci që kemi në këtë Kod. Ndërmjetës kanë qenë partnerët ndërkombëtar, ka qenë një moment që partnerët që interesi i vetëm ishte miratimi i një reforme konsensuale, kanë insistuar dhe shtyrë palët drejt konsensusit", tha Kaso.

Edhe pse u arrit dakordësia për këtë reformë, për Kason opozita nuk ka garanci maksimale që zgjedhjen nuk do të vidhen, për aq kohë sa është Rama në krye të qeverisë, por sipas tij tani më është shumë herë më e vështirë.

"Nuk ka asnjë garanci me këtë mazhoranca dhe qeveri dhe opozita i është qasur tryezës së Reformës pa ndonjë iluzion se miratimi në letër, se do sillte zgjedhje më të mira...e bën më të vështirë blerjen e votës,. Pse se e ka shpërfillur Kushtetutën e vendit, e aq më tepër marrëveshje. Por ka qenë detyrimi ynë ndaj qytetarëve, integrimin  e vendit, detyrime edhe ndaj partnerëve që kanë mbështetur, edhe financiarisht përpjekjet për rritjet të institucioneve të para. Nuk presim që në parlament të thyhet konsensusi për dakordësinë që u arrit në tryezën e Këshillin Politik, sa i përket implementimit të saj, a do të implementohet me vullnet të mirë nga qeveria që të organizojë zgjedhje dhe të mos kap zgjedhjet, nuk di ta them, nga eksperiencat e mëparshme them se nuk do të ndodh. Nuk pres unë e asnjë militant që polic do të vazhdojë të sillet profesionalisht, kur Rama është kryeministër. Iluzione nuk kemi sa i përket vullnetit të tyre që të zbatojmë do të marrim masat tona që çdo votë të numërohet siç do të hidhet", tha Kaso në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • plugu: 09/06/2020 11:01

    PD-istat kerkojne te behet nje kod zgjedhor qe qeverine ta formojne dhe drejtone ata qe nuk fitojne, vetem keshtu plotesohen kerkesat e tyre.

    Përgjigju
  • Sidi: 09/06/2020 07:51

    Llogarite se cfar ntekektu ka ky njeri Ivii Kado Nuk behen zgjedhhe sa te jete Rama ne qeveri . Po mire ju doni te keni qeverine pa u votuar dhe te beni zgjedhje sic doni ju.Ju si PD pervec zghedhjeve te1992 ,qe ishin plebishitare ,jo per ju por per largimin e komunisteve nga pushteti ,ju nuk keni fitu asnje pale zgjedhje .Ju keni vjedh vota ne cdo zgjedhje dhe kulmi arriti ne 2011 kur shqyhet kutite e votave gjate rruges per ne Lunder kur u zgjodh Basha kryetar bashkie. Dosja 184 duhet te hapet e plote dhe jo kasetat qe ju dha prokurori militant, qe duhet te futej ne burg per shfrytezim te postit zyrtar ne pasoja per sigurine kombetare.Kjo eshte PD qe kerkoja zgjedhje me militant komisioner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve