E vërteta është se shkolla shqipe ka pasur edhe katër shekuj më parë, gjuha me të cilën shkruanin Lekë Matranga, Frank Bardhi dhe Gjon Buzuku.
Është studiuesi Kastriot Marku i cili poston në Facebook një foto të shkollës së parë shqipe në Kurbin, ku është edhe pllakati i këtij monumenti të trashëgimisë.
Argumentet e Markut na sjellin në kujtesë historinë e vërtetë të shkollës së parë shqipe.
(Në foto, rrënojat e shkollës së parë shqipe në territorin shqiptar, në Kurbin)
Postimi i plotë në Facebook i Kastriot Markut:
Historia e qytetërimit europian ka një larushi të lindjes dhe zhvillimit të shkollës në gjuhët e ndryshme të shteteve dhe kombeve të saj, por mendoj se shkolla shqipe përbën një rast thuajse unik në kontinent që çelja e saj të kthehej gati në një akt vetëflijues, një akt martirizimi për të gjitha ata që kishin guximin ta provonin dhe ushtronin mësimdhënien.
Në shenjë nderimi për këtë lloj sakrifice një ditë e veçantë sikurse është 7 marsi, përkujtohet si Dita e Mësuesit.
7 marsi i vitit 1887 do të shënonte një akt publik të paprecentë që e shkëputi shkollën shqiptare me vetëdije nga ilegaliteti dhe si e tillë ajo bash për këtë do të provonte në mënyrë të pabesueshme ndëshkimin.
Prej shkollës katekistike të Lukë Matrangës (1592) e deri më sot kanë kaluar 425 vjet dhe të mendosh se këtë rrugëtim të mundimtë e krejtësisht të veçantë në kufijtë e epërm të mbijetesës nuk e kemi përudhur sa dhe si duhet sikurse do të duhej ta meritonte, kjo nga ana tjetër përbën një tjetër akt përçmimi ndaj atij kalvari që ka kaluar dhe vajtuar shkolla shqipe, që mbase do të kishte trajtën e njëjtë të atij ndalimi dhe persekutimi të pashoq.
Nëse shkollën e shqipe e fituam falë guximit të martirëve të saj dhe frutet e saj i korrëm falë punëtorëve të saj, shenjat që la, gjurmët e saj presim t’i lexojmë prej historianëve të saj.
E pra lavdia e mendjes nuk mund të shpëlahet nga indiferenca dhe përtacia e saj.
Në respekt të mësuesve: Imzot Pal Engjëlli, Don Gjon Buzuku, Lukë Matranga, Imzot Pjetër Budi, Imzot Gjon Kolesi, Imzot Frang Bardhi, Imzot Mark Skura, Imzot Pjetër Bogdani, At Gjergj Guzetta , At Francesco Maria Da Lecce, Theodhor Kavaljoti, Grigor Voskopojari, Theodor Haxhifilipi, Imzot Gjon Nikollë Kazazi, Jeronim De Rada, At Leonardo De Martino, Naum Veçilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Zef Jubani, Thimi Mitko, Jani Vreto, Petro N. Luarasi, Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, Sali Nivica, Bajo Topulli, Gjerasim e Sevasti Qirjazi, Kristo Dako, Naim Frashëri, At Pashk Bardhi, At Shtjefën Gjeçovi, Imzot Preng Doçi, At Anton Zanoni, Do Ndre e Imzot Lazër Mjeda, At Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Lazër Lumezi, Dom Mikel Tarabulluzi, Dom Dodë Koleci, Hafiz Ali Ulqinaku, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi, Salih Gjuka, At Justin Rrota, At Zef Valentini, Jani Minga, Hilë Mosi, Mirash Ivanaj, Millosh Gjergj Nikolla, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Injac Zamputti, Vasil Andoni, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Arshi Pipa, Gaspër Benusi, Gaspër Mikeli, Gaspër Beltoja, Jakë Speci (Jaku i Tushit të Mark Krajës), Kushe Marie Mici, Gegë Kodheli, Gaspër Jakova Merturi, Rexhep Krasniqi, Jashar Rexhepagiqi, Josip Rela, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Kolë Kamsi, Kolë Paparisto, Kolë Xhumari, Selman Riza, Anton Krajni, Vedat Kokona, Shefik Osmani, Musa Kraja, Bedri Dedja, Idriz Ajeti, Ahmet Gashi, Fehmi Agani, Pajazit Nushi, Mark Krasniqi, Zef Mirdita etj., mësue që do të bënin një listë të pafund. GEZUAR 7 MARSIN.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com