Premiera absolute e Ardian Trebickës dhe Kastriot Tushës ofroi një mbrëmje të magjishme për qytetarët dhe turistët në Pogradec.Kompozitorja Diana Ziu në rolin e publikut në këtë koncert, vlerësoi këngëtarët dhe repertorin e tyre.
“Po shikoj që kjo atmosfera kaq e bukur krijon romantiken e vet kurse unë e shoh dhe nga ana profesionale. Kam ardhur sepse vërtet janë këngëtarë të mrekullueshëm dhe jam kënaqur”, tha Ziu.
Duartrokitjet ishin shpërblimi më i madh për këngëtarët Trebicka e Tusha, ndërsa të shumtë ishin vizitorët e huaj që shijuan tingujt muzikorë të tyre.
“Pogradeci dita ditës po bëhet një pikë e rëndësishme turistike e Shqipërisë. Ishe në vendin dhe kohën e duhur”, tha Ardian Trebicka.
“Jam shumë i surprizuar jo nga atmosfera e koncertit dhe loja e artistëve, zërit të ngrohtë të Ardian Trebickës por kisha kohë pa ardhur në Pogradec. Atmosferë shumë e bukur. Turista ka plot dhe jam shumë i kënaqur”, tha Kastriot Tusha.
Publiku, pjesë e të cilit ishin grupmosha të ndryshme, vallëzoi përgjatë gjithë kohës me këngët e repertorit të dy artistëve të njohur duke e kthyer Sheshin e Odeonit në një magji tingujsh.