Kastriot Tusha 'priti' ftesë në ceremoninë inaguruese të 'Air Albania', zhgënjehet nga organizatori

Kastriot Tusha 'priti' ftesë në ceremoninë inaguruese të 'Air Albania', zhgënjehet nga organizatori

Ardit Gjebrea dhe Kastriot Tusha

Ardit Gjebrea ishte organizatori i performancës fantastike në ceremoninë hapëse të stadiumit të ri kombëtar, para fillimit të ndeshjes me Francën të dielën.

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar.

Por artisti shqiptar Kastriot Tusha ka shprehur dëshirën e madhe që të ishte në vend të Julianës në këndimin e himnit.

Ai është shprehur në  “Procesin Sportiv” se priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe performancën e himnit e priste ndryshe.

E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori shqiptar.

Moderatorja Ilda Bejleri e mnbështeti mendimin e tij, ku u shpreh se ai e ka kënduar gjithnjë himnin dhe pse mos ta këndonte në përurimin e stadiumit të ri.

Nuk dihet ende se pse tenori Tusha nuk u përzgjodh për të kënduar himnin kombëtar shqiptar në ceremoninë ingauruese të stadiumit “Air Albania”.

Foto nga performanca e Juliana Pashës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit