Partizani barazoi 0-0 me Kastriotin në "Elbasan Arena". Dueli i javës së tetë në Superligë ka qenë i luftuar për dy skuadrat, që ndajnë një pikë pas 90 minutave. Për të kuqtë ka pasur mundësi shënimi më të shumta, me Da Silva që nuk ia doli të shfrytëzojë një rast të pastër në pjesën e dytë. Me këtë barazim, Partizani merr vendin e parë me 16 pikë, një më shumë se Tirana ndjekëse. Kastrioti qëndron në vendin e gjashtë me 10 pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tirana fiton në Ballsh dhe i bën presion Partizanit, 'Demat' ndalen nga Kastrioti! Laçi barazon me Vllazninë