Këngëtari, Klevis Bega i njohur ndryshe si Kastro Zizo, është bërë baba për herë të dytë. Gëzimin e një lajmi të tillë ai e ka ndarë edhe me fansat e tij në Facebook. “Sot këtë ditë të bukur 11 maji natyra, zoti, Erleta më dhuruan vajzën më të bukur në botë, Nia Bega. Mirëserdhe në jetë bukuroshja ime!”-është shprehur Kastro Zizo. Nia është fëmija i dytë i këngëtarit e lindur nga martesa e tij e dytë me Erletën. Nga martesa e tij e parë ai ka dhe një djalë të quajtur Dankan.(xh.k/shqiptarja.com)