Kastro Zizo tërheq vëmendjen e
Azis-it, fiton 'urrejtjen' e fansave të tij 

Kastro Zizo tërheq vëmendjen e<br />Azis-it, fiton 'urrejtjen' e fansave të tij 
Performanca e Kastro Zizos mbrëmjen e së hënës në Your Face Sounds Familiar është komentuar gjerësisht në media, kjo jo vetëm transformimit të pabesueshëm të Kastros, por edhe falë performancës së tij. Jehona e interpretimit të tij ka shkuar deri në Bullgari, pasi ka qenë vetë Azisi që ka publikuar videon në Facebook. 

“Shqipëria është një tjetër vend që ka zgjedhur të imitojë Azisin. Pas Greqisë dhe Rumanisë, vjen edhe versioni shqiptar. Tani mund të themi se Azisi është një ndër këngëtarët më të imituar në Europë. “Saint Tropez” duket se i ka dhënë fat aktorit të suksesshëm shqiptar, Kastro Zizo i cili ka dalë dhe fitues i mbrëmjes. Pyes veten, cili do të jetë shteti i radhës që do të imitojë Azisin?” ka shkruar show-meni krah videos së publikuar, pa dhënë asnjë koment nëse e ka pëlqyer apo jo imitimin e këngëtarit shqiptar.

Janë fansat e artistit ata që kanë shprehur mendimet e tyre kryesisht negative në komente, duke e cilësuar performancën e Zizos 'të ekzagjeruar'. “Nëse kjo është performanca më e mirë e mbrëmjes, nuk dua të imagjinoj si mund të kenë qenë të tjerat…”, u shpreh dikush nga komentuesit.

Gjithashtu ka pasur edhe nga ata që kanë komentuar të kënduarit me “playback” dhe jo “live”, siç duhet të jetë në një spektakël të tillë.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot