Katër klube europiane duan
Elseid Hysajn

Katër klube europiane duan<br />Elseid Hysajn<br>
Dihet që janë disa skuadra prestigjoze në Europë që po ndjekin mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Këtë e thotë edhe ESPN, një nga rrjetet më të njohur të transferimeve të lojtarëve në botë. ESPN bën një analizë të vetën për Hysajn duke shkruar se mbrojtësi shqiptar ka treguar se është një nga lojtarët me paraqitjet më të qëndrueshme në klubin e Napolit, që ndjek titullin e parë kampion pas 28 vitesh. 

Portali i njohur thekson se Hysaj ka një prekje topi të parë të shkëlqyer për të krijuar hapësirë për veten, duke lëvizur topin me shpejtësi me pasime të zgjuara nga brenda, për të mbështetur mesfushën. Gjithnjë sipas ESPN-së, shumë klube elitare kanë qenë të lidhura me një lëvizje për mbrojtësin, ndërsa menaxheri i tij ka pranuar interesimin.

Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid janë mes atyre që raportohet se kanë shprehur interesim fillestar. 
Ndërkohë, bëhet e ditur se kampionët në fuqi të Spanjës janë të interesuar edhe për të punësuar trajnerin Sarri pas një sezoni zhgënjyes me Zidan.

E ardhmja e trajnerit me shumë mundësi do të përcaktojë edhe lëvizjen e radhës së Hysajt në verë.Ndërsa pak ditë më parë ishte Messi që u kishte kërkuar drejtuesve të klubit për mbrojtës krahu dhe Barcelona ka hedhur menjëherë sytë tek Elseid Hysaj.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron