Ata që e humbën eklipsin e plotë hënor të 15 Prillit, do të kenë mundësi të tjera, sepse ky është i pari në serinë e katër eklipseve hënore që pritet të ndodhin. Fenomeni do të përsëritet edhe tre herë të tjera në intervale 6 mujore deri në vitin 2015.
Eklipset e plota hënore quhen ndryshe edhe “hëna e përgjakur” për shkak të ngjyrës që merr hëna kur mbulohet nga hija e Tokës. Meqënëse hija e Tokës është më e errët në qendër se sa në anët e saj, pamja e hënës do të ndryshojë gjatë gjithë periudhës së eklipsit.
Banorët e Amerikave do shijojnë gjithë spektaklin, kurse perëndimi i Paqësorit do të mjaftohet vetëm me gjysmën e dytë të fenomenit. Europa dhe Afrika nuk do të shohin shumë, pasi hëna do të jetë kryesisht në këto kontinente gjatë eklispit.
Më fatlumët do të jenë amerikano-veriorët sepse do kenë mundësinë t’i shohin të katra eklipset e plota hënore deri në vitin 2015. Pas këtij viti fenomeni i “hënës së përgjakur” do mund të shihet vetëm në vitin 2032.
Ndryshe nga eklipset diellore, eklipset hënore mund të shihen me sy të lirë dhe nuk është e nevojshme të përdoren filtra për mbrojtjen e syve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com