TIRANË – Katër ministra shqiptarë kanë prezantuar sot një për një, para investitorëve austriakë, që shoqërojnë Presidentin Federal tëAsutrisë, Heinz Fischer, mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe i kanë lejuar ata tt’iu bëjnë pyetje për çështjet që u interesonin.
Ky takim që është zhvilluar sot në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit Federal të Austrisë z. Heinz Fischer konfirmoi rolin e ministrisë së Jashtme jo vetëm si promotor i interesave ekonomike të vendit, por edhe si urë komunikimi midis bizneseve të huaja dhe qeverisë.
Ministria e Jashtme deklaroi se “takimi vendosi përballë njëri-tjetrit investitorët potencialë austriakë dhe ministrat shqiptarë, si Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri.
Ministri Bushati solli në vëmendje të audiencës se, eksperienca e madhe e Austrisë në drejtim të qëndrueshmërisë mjedisore dhe energjive të rinovueshme, në projektet e e-Government, turizmit, apo dhe në fusha të tjera do ta ndihmonte dhe mësonte Shqipërinë në drejtim të shërbimit, diversifikimit, trajtimit të konsumatorëve, natyrës dhe mjedisit në aspektin e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, si burim i rëndësishëm i pasurisë kombëtare.
Më pas e morën fjalën Ministrat e tjerë, të cilët u përqendruan në fusha dhe çështje më specifike të ekonomisë dhe mundësive për investime.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com