Katër prurje të reja, Panucci
'rinon' kombëtaren Shqiptare

Katër prurje të reja, Panucci<br />'rinon' kombëtaren Shqiptare<br>
Në Kombëtaren shqiptare duket se ka nisur një epokë tjetër. Christian Panuci ka surprizuar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. Tekniku italian ka sjellë në ekipin kuqezi jo pak, por 4 futbollistë të rinj, që më parë nuk ishin grumbulluar në ekipin e parë.

Ai që ka surprizuar më shumë është Bujar Lika, lindur në Zvicër dhe pjesë e klubit zviceran Grasshopers, që prej 8 janarit të vitit 2018.
Lika është 1.77 metër i gjatë dhe mund të luajë në dy role, si mesfushor qendre dhe mesfushor i krahut të djathtë. Përpara transferimit të Grasshopers, shqiptari ka qenë pjesë e Shafhausen, Uohlen dhe Luzern U-21.

I dyti është Herdi Prenga, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i ekipit kroat, Inter Zapresiç. Prenga është lindur në Zadar të Kroacisë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Mirdita. Babai i tij, Besniku, ka qenë gjithashtu futbollist i kombëtares kuqezi në vitet 1992-1994. Djali i tij e ka nisur karrierën tek akademia e Dinamos së Zagrebit. Prenga u grumbullua filimisht me Kombëtaren kroate të U-17, pastaj me U-19, u thirr edhe me U-21, por para 3 viteve Skënder Gega e mori tek ekipi Shpresa.

I treti është Enis Gavazaj, mesfushori i Skënderbeut, që spikati edhe në ndeshjet e Europa League. I lindur në Prizren, 22-vjeçari kulmin e karrierës e pati te Gent i Belgjikës. Pasi u aktivizua me kombëtaren U-19 dhe U-21, tani është radha për Kombëtaren e madhe. Në krahun e majtë ai është një motor i mesfushës. 

Edhe prurja e fundit vjen nga kampionati shqiptar. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, sulmuesi 21-vjeçar që ka firmosur për Skënderbeun, por që luan me Luftëtarin në Superiore. Abazaj ka lindur në Elbasan dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit Shpresa në dy vitet e fundit.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën