Është pritur me protesta të dhunshme vizita e Mbretit Felipe IVBarcelonë.

Mbreti do të vizitojë rajonin, pas protestave të ditëve të fundit pro pavarësisë dhe për zgjedhjet e reja që pritet të zhvillohen.

Qindra mbështetës të pavarësisë ishin mbledhur në qendrën e qytetit dhe lëshuan thirrje kundër Mbretit.

Ata mbanin në duar parulla me mbishkrimin “Katalonja nuk ka mbret”. Disa nga protestuesit shkuan dhe më tej duke djegur portretin e Mbretit Felipe.

Protestat pro pavarësisë së Katalonjës u rikthyen muajin e fundit pas një vendimi të Gjykatës së Lartë spanjolle për të dënuar me burgime të gjata disa nga liderët e rajonit për rolin e tyre në organizimin e referendumit për pavarësi.