Katalonja, gjykata shprehet për separatistët: 13 vjet burg për Junqueras

Katalonja, gjykata shprehet për separatistët: 13 vjet burg për Junqueras

Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar 12 ish-politikanë dhe aktivistë katalanas për rolet e tyre në lëvizjen e shkëputjes së vitit 2017. Ish nënkryetari rajonal, Oriol Junqueras, u dënua me 13 vjet për keqpërdorim të fondeve publike ndërsa prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg.

Të 12 të dënuarit  u gjykuan për veprimet e tyre në një përpjekje të vitit 2017 nga Katalonja për t’u shkëputur nga Spanja pas një referendumi të paligjshëm të pavarësisë. Nëntë prej tyre janë dënuar me burg me burgim deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët vetëm për mosbindje dhe nuk do të përfundojnë në burg .

“Ky është barbarizëm”, kështu u shpreh ish-presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont. Ai tha gjithashtu se “Tani është koha për të reaguar”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja