Katalonja shpall emergjencën e thatësirës, lojtarët e Barcelonës dush në shtëpi

Katalonja shpall emergjencën e thatësirës, lojtarët e Barcelonës dush në shtëpi

Barcelona

SPANJË - Rajoni i Katalonjës në Spanjë pritet që në janar të 2024 të shpallë gjendjen e emergjencës për shkak të thatësirë. Për më shumë se 36 muaj në këtë rajon që jetojnë më shumë se 5 milionë banorë nuk ka rënë mjaftueshëm shi dhe rezervat janë të pakta.

Kjo ka bërë që qeveria spanjolle të marrë një plan masash për këtë zonë, çka do prekte shumë fusha për kursimin e ujit. Ndër to, diçka e tillë do prekte edhe futbollin.

Nga mediet spanjolle bëhet me dije se lojtarëve të të gjitha skuadrave do i kërkohet që dushin pas stërvitjes ta bëjnë në shtëpi, kjo për të kursyer ujin që është një ndër çështjet më të rëndësishme këtë periudhë sa i përket zonës në fjalë.

Të dielën e kaluar zyrtarët e klimës ranë dakord me klubet e futbollit Barcelona dhe Girona që të dy klubet të minimizojnë përdorimin e ujit për të luftuar thatësirën.

Nënshkrimi i dokumentit u zyrtarizua në stadiumin Olimpik "Lluis Company" në një ngjarje institucionale në të cilën ishin të pranishëm Laura Vilagra dhe David Mascort, këshilltarë për Veprimin Klimatik të Qeverisë së Katalonjës dhe Joan Laporta dhe Delfi Geli, presidentë të dy skuadrave.

Foto pas firmosjes së marrëveshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen