Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G. Për të parë golin e vetëm të sfidës u desh të pritej shumë, pasi Casemiro realizoi në mënyrë spektakolare vetëm në minutën e 83.
Më herët Vinicu kishte gjetur rrjetën, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore përveç kualifikimit Brazili theu edhe disa rekorde. ‘Seleçao’ u bë kombëtarja e parë në historinë e Botërorëve që ka 17 ndeshje në grupe pa humbje, ndërsa kjo ishte fitorja e parë kundër Zvicrës. Më herët dy përballje ishin mbyllur në barazim. Pas humbjes së sotme, Zvicra mbetet në kuotën e 3 pikëve, 2 më shumë se Serbia me të cilën ka ndeshjen e fundit dhe ku pritet një sfidë jetë a vdekje.
Më herët, po këtë të hënë, kombëtarja ballkanase barazoi 3-3 kundër Kamerunit edhe pse deri në minutën e 62 udhëhiqte 3-1.
KATAR 2022/ Në ditën e Pavarësisë, flamuri shqiptar shfaqet në ndeshjen Brazil-Zvicër
Flamuri kuq e zi është shfaqur mes tifozëve gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër në Katar. Kjo përkon pikërisht me ditën e Flamurit ndërsa Shqipëria feston 110-vite nga krijimi i shtetit.
KATAR 2022/ Këtë herë s’bën punë as VAR, goli spektakolar i Casemiro-s ndëshkon Zvicrën (VIDEO)
83’ Pas disa kombinimeve Casemiro realizon një gol mjaft të bukur, duke kaluar Brazilin në avantazh. Këtë herë asnjë pikëpyetje për pozicionin jashtë loje.
KATAR 2022/ 220 milardë euro investime, por në Botëror ka probleme me energjinë! Brazil-Zvicër në errësirë (VIDEO)
44’ Katari mund të ketë shpenzuar mbi 220 miliardë euro për Botërorin, por ajo që ndodhi në ndeshjen Brazil-Zvicër nuk e përligj investimin. Për pak sekonda ndriçimi në stadiumin e Dohas ulet, duke krijuar përshtypjen e ikjes së dritave. Gjithsesi epidosi nuk zgjat më shumë se 5 sekonda. Sakaq pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0.