Mes shumë lajmeve shpërqendruese që kanë si epiqendër Cristiano Ronaldo-n të shtunën Portugalia do përballet me Marokun për çerekfinalet e Botërorit të Katarit. Në orën 16:00 ‘luzitanët’ që masakruan Zvicrën do kenë përballë një skuadër që kërkon të shkruajë historinë dhe ka në përbërje futbollistë që luajnë në kampionatet më me emër në Europë.
Në konferencën për shtyp trajneri i Portugalisë Fernando Santos është ndalur së pari për të folur për Ronaldon, duke deklaruar: “Nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga kombëtarja, duhet ta lëmë të qetë. Normalisht nuk ishte i kënaqur, pasi e njoftova se do ishte në stol kundër Zvicrës, por është koha të ndalen polemikat. Maroku është një përfaqësuese shumë e organizuar dhe nuk do jetë aspak e lehtë për ne.”
Maroku është përballur dy herë me Portugalinë në Kupën e Botës. Në vitin 1986 afrikanët kanë fituar 3-1 në grupe, ndërsa në 2018 Portugalia fitoi 1-0 po në grupe. Në Botërorin e Katarit ‘luzitanët’ janë kombëtarja që kanë shënuar më shumë, ndërsa Maroku ajo që ka pësuar më pak.
Padiskutim për nga rëndësia që ka, superpërballja ose finalja e parakohshme e Katarit Angli-Francë do luhet në orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri Southgate ka deklaruar se nuk do mendojnë të luajnë në mbrojtje ndaj kampionëve në fuqi, pasi ‘tre luanët’ kanë armë të fuqishme në sulm.
Ndërkohë Didier Deschamps u përgjigj duke thënë se është shumë i qetë para sfidës përsa kohë ka në skuadër një si Kylian Mbappe.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2993
Lajme të tjera
-
Cristiano Ronaldo fiton gjyqin, i merr 10 milionë euro Juventusit
17 Prill, 19:45
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Investigimi i 'Express': Tiktokerat shqiptarë që fitojnë famë duke promovuar trafikun ilegal dhe shtëpitë e barit në Angli
15 Prill, 12:27
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09
-
Historia/ Dy vëllezër investojnë miliona euro në klubin e fshatit, nga liga e nëntë kërkojnë Premier League në Angli
13 Prill, 12:38
-
Ku ndryshojnë vizita e Ramës me atë të Vuçiç në Paris
13 Prill, 08:47
-
'STACIONI F', Rama viziton qendrën më të madhe të inovacionit në Francë: E sjellim edhe në Shqipëri
12 Prill, 20:40
-
Rama vizitë zyrtare në Paris, Macron: Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin! Kryeministri: Presim krahëhapur gjithçka vjen nga ju
12 Prill, 07:23
-
Rama në Francë: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve! Nesër pritet nga Macron, pamjet e mbërritjes në aeroport me bashkëshorten (AXHENDA)
11 Prill, 09:36
-
'Bërryli' çështje kombëtare, Ronaldo i kërkon falje edhe ministrit saudit të sporteve
10 Prill, 21:31
-
'Paratë ose të solla shqiptarin', si i kërcënonte bosi britanik borxhlinjtë
10 Prill, 11:33
-
Vuçiç thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë
9 Prill, 19:18