KATAR 2022/ Reagimet e finales, Messi: Dua të vijoj me kombëtaren si kampion bote! Deschamps: Argjentina ia doli me fat, në janar vendos të ardhmen

Ishte trofeu i vetëm dhe më i lavdishëm që i mungonte, por pasi siguroi Botërorin pyetja që të gjithë i ngacmonte ishte nëse Messi do vijojë të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës apo jo. Kureshtjen e ka shuar vetë 7 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili pas finales tha se ‘nuk do tërhiqem, pasi dua të luaj me Argjentinën si kampion bote’.

Ndërkohë pas finales me Francën një deklaratë të bujshme dha edhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez. Për mediat heroi i ‘albicelestëve’ tha se i kishte premtuar trajnerit Scaloni se dy penallti do t’i priste ai. Dhe në fund kjo rezultoi e vërtetë.

Sa i takon trajnerit të Argjentinës, arkitektit Lionel Scaloni, Botërorin ia dedikoi me lot në sy babait, i cili nuk jeton më, ndërsa shtoi se ‘populli argjentinës është mësuar të vuajë’, duke iu referuar finales që nuk mbaronte kurrë. Ai shtohet se ndihet krenar për atë që kombëtarja ka bërë gjatë kohës që ai drejton.

Sakaq te Franca paraqitet një tjetër atmosferë. Kapiteni Hugo Lloris u shpreh se ‘finalja ishte në duart e tona’, por i vjen keq që e humbën me penallti. Sa i takon trajnerit Deschamps ai fajin ia vendosi fatit, ndërsa shtoi se në janar do ketë një takim me presidentin e federatës për të vendosur të ardhmen. Një klauzolë në kontratë i jep fuqinë të vendosë vetë nëse do të vazhdojë apo jo, duke qenë se arriti objektivin e gjysmëfinales.

Më herët është folur se pas Botërorit Zinedine Zidan do marrë drejtimin e Francës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja