-
KATAR 2022/ Reagimet e finales, Messi: Dua të vijoj me kombëtaren si kampion bote! Deschamps: Argjentina ia doli me fat, në janar vendos të ardhmen
Lionel Messi do vijojë të jetë pjesë e kombëtares edhe pas fitimit të Botërorit. 35-vjeçari e ka shuar këtë diskutim pasi ngriti në qiell trofeun më të lavdishëm. Sakaq sipas trajnerit të Francës Deschamps Argjentina e fitoi Botërorin me fat, ndërsa shumë shpejt do të vendosë nëse do vijojë të jetë apo jo pjesë e ‘gjelave’.
19 Dhjetor 2022, 11:10