26 gjuetarë nga Katari janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një zonë të shkretë të Irakut, pranë kufirit me Arabinë Saudite.

Nga raportimet e mediave ndërkombëtare, mësohet se agresorët e shumtë në numër kanë mbërritur me makina e kanë rrethuar kampin e gjuetarëve të ndodhur në Layah, 130 km në jug të Samaëa-s.

Rrëmbyesit duket se ishin nisur nga provinca e Nasirjasë.

Burime të policisë vendase njoftuan fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë kërkimi, por deri në orët e vona të ditës së mërkurë, nuk kanë rënë dot në gjurmet e sulmuesve.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)