Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, gjatë një interviste për Al Jazeera, ka deklaruar se me zgjatjen e armëpushimit në Gaza, Hamas do të lirojë 20 pengje të tjera izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë 60 palestinezë.
"Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani 20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme.
Përsa i përket atyre palestineze, 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite',- është shprehur ai.
Al-Ansari shtoi se dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza gjithashtu do të vazhdojnë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lirohen edhe 11 pengje nga Hamasi, 9 fëmijë e dy gra! Pamjet e para! Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë








