
Foto nga ushtarët izraelitë në Gaza
Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri i Katarit foli për rolin e vendit të tij në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të mundshme midis Izraelit dhe Hamasit.
“Unë mendoj se ne të gjithë duhet të bashkohemi pas ndalimit të kësaj lufte, shpëtimit të atyre jetëve, shpëtimit të atyre fëmijëve dhe atyre grave që të mos vriten dhe të ndiqen dhe bombardohen nga sulmet ajrore, nga tanket, nga çdo gjë”, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt se kur do të arrihet një marrëveshje, duke thënë: “Gjithçka varet nga të dyja palët”.
Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se nëse lufta nuk përfundon së shpejti, rreziqet e një konflikti më të madh rajonal do të rriten.
Lajmi kryesor:
Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar







