TIRANE- Katarsis, vetëpastrimi i politikës, i nisur në vitin 2001 nga ish-Kryeministri socialist Fatos Nano rezultoi një bllof i madh. Ai përfundoi me një zhgënjim të thekshëm të atyre që prisnin realisht ndryshimin për mirë në drejtuesit e partisë në pushtet dhe të qeverisë së asaj kohe. Sot shoqëria shqiptare po pastrohet gradualisht nga shumë dukuri që e kishin gërryer dhe shëmtuar për mbi dy dekada rrjesht, duke ia vrarë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet. Shteti brenda shtetit, Lazarati i politikës dhe i të fortëvetë drogës, tani nuk është më. Të kalosh me të kuqe me makinë, në semaforët e qyteteve tona mund të të kushtojë shtrenjtë, edhe humbjen e patentës dhe, po të mos e kesh atë, edhe arrestimin.
Të provosh sot të ndërtosh pa leje në hapësirat e qyteteve tona, duket një mision gati i pamundur. Të vjedhësh pa teklif energjinë elektrike, gjë që e bënin në më shumë se dy dekada shumica e familjeve shqiptare, tani mund të barazohet me burgun. Janë 78 mijë punonjës buxhetorë dhe këtej e tutje, nëse familjet e tyre rezultojnë me fatura të papaguara të energjisë elektrike, këtyre punonjësve u bllokohet rroga. Këto nuk janë tipare të një shteti policor, por kthim të autoritetit të Shtetit, të humbur në pjesën më të madhe gjatë këtyre 24 viteve të tranzicionit.
/Shqiptarja.com

OPINIONET MË TË VLERËSUARA