Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit

Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit

Bursa e Hungarisë

Çmimet e energjisë të ditës në avancë në Bursën Hungareze (referencë edhe për Shqipërinë) arritën rekordin e 1047 eurove/mwh për orën 20:00 për datën 30 gusht.

Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh.

Rekordi në të cilin kanë arritur çmimet duket se janë kthyer në shqetësimin kryesor të qeverive të cilat janë angazhuar maksimalisht në garantimin e furnizimit ndëkrohë që problematikë nuk është me vetëm çmimi por disponueshmëria e energjisë.

Një situatë e ngjashme u vu re edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë sa i takon disponueshmërisë së energjisë por çmimet ishin tre herë më të ulëta sesa aktualisht çka tregon se situata aktuale mund të quhet si katastrofike.

Mbetet e paqartë sesi Shqipëria do të përballojë furnzimin me energji në kushtet kur aktualisht shumica e sasisë po sigurohet nga kaskada e Drinit rerezerva e së cilës ka zbritur me shpejtësi javëve të fundit për shkak të përqëndrimit të prodhimit në këtë burim.

Një sërë procedurash të hapura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë janë anuluar për shkak ë çmimeve jashtzakonisht të larta por që në horizont nuk po shihet sinjal për ulje.

Përkundrazi muajt në vijim siç janë shtatori dhe tetori pritet që të jenë kulmi i krizës nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës së përgjithshme në Europë ndërkohë që vendi ynë varet tërësisht nga “hidro”duke mos pasur alternativë tjetër.

Qeveria deri më tani ka mbështetur me garanci kompanitë e energjisë për të siguruar energjinë për klientët në tregun e rregulluar ndëkrohë që nuk ka asnjë deklaratë mbi hapat në vijim përveç fushatës së nisur për ndërgjegjësimin në kursimin e energjisë.

Problemi që shtrohet para sipas ekonomistëve të tregut lidhet me faktin se ende nuk ka një kulm ku mendohet se do të arrijë kriza e energjisë e cila është future në një rreth vicioz të lidhur me zhvillimet gjeopolitike, sjelljet e tregjeve, ecurinë e ekonomive dhe kushtet hidrike për vende të caktuara./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion