Ministria e Bujqësisë është vënë menjëherë në lëvizje në lidhje me katastrofën ekologjike në lagunen e Kunes në Shëngjin, ku Ministri Panariti ka paralajmëruar ndëshkim për ndotësit e ujërave, pasi ka shkaktuar një dëm shumë të madh në sektorin e peshkimit.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi nga Lezha se strukturat e dikasterit që ai drejton janë në terren dhe po marrin mostrat e ujit për ti analizuar me qëllim që të përcaktohet shkalla e ndotjes e cila është krijuar.
Nga ana tjetër edhe Bashkia e Lezhës ka ngritur një grup pune për këtë çështje.
Specialisti i Mjedisit në këtë njësi vendore Jak Gjini është shprehur se, ‘Po verifikojmë shkaqet e ndotjes me qëllim që mos të lejohet përsëritja e kësaj situate”tha ai.
Tre ditë më parë peshkatarët denoncuan situatën e rëndë që paraqitet në lagunë, ku vetëm gjatë muajve të fundit kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak për ndotjen e lagunës është bërë derdhja e ujërave të zeza nga fabrikat e përpunimit të peshkut në këtë rezervat.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com