Katastrofa me 35 të vdekur/ Prokuroria nis hetimet për shembjen e urës në Genova. Kërkimet për të mbijetuar edhe gjatë natës

Kur kanë kaluar disa orë nga ajo që mund të cilësohet pa frikë një nga katastrofat apo fatkeqësitë rrugore më të rënda që kanë goditur Italinë, Prokuroria e Genovës ka nisur hetimet kryesisht për "vrasje të shumfishtë dhe tragjedi të shkaktuar si pasojë e neglizhencës". Të paktën kështu deklaroi kreu i Prokurorisë së Genovas, Francesco Cozzi.

Deri më tani raportohet për 35 të vdekur nga shembja e urës Morandi, trupat e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat, por frika për njerëz të tjerë të bllokuar është e madhe. Mbi 300 zjarrfikës, me 92 mjete dhe forca të tjera të Ndërhyjes së Shpejtë do të punojnë edhe gjatë natës. Ata nuk do t'i ndalin kërkimet me shpresën se mes rrënojave mund të gjejnë të tjerë të mbijetuar.

“Jemi organizuar për të vijuar kërkimet edhe gjatë natës”, deklaroi Bruno Frattasi, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Gjatë operacionit për nxjerrjen e trupave, forcat ne Ndërhyrjes së Shpejtë raportojnë të kenë pikasur edhe një familje, me tre apo katër persona brenda në një makinë që dyshohet ishte nisur për pushime.

"Pamë makinën e ngecur nën rrënoja, me bagazhe e cadër plazhi brenda. Ndoshta ishin nisur me pushime",- thanë ata.

Sakaq kompania që menaxhon autostradat në Itali ka deklaruar se do të ketë angazhim maksimal gjatë orëve në vijim për të rindërtuar urën e shembur në një kohë sa më të shkurtër dhe sa më e sigurt të jetë e mundur. Ata shtojnë se nga të gjitha kontrollet ura nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do të conte në këtë fatkeqësi.

Ora 12:47
E frikshme, shembet një urë në Genova të Italisë, dyshohet për viktima (FOTO)
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

    Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI