Katastrofa nga përmbytjet në Spanjë, vijojnë kërkimet për të zhdukurit! 205 persona të vdekur! 50 mijë banorë pa energji në Valencia

Katastrofa nga përmbytjet në Spanjë, vijojnë kërkimet për të zhdukurit! 205 persona të vdekur! 50 mijë banorë pa energji në Valencia

Tre ditë pas katastrofës meteoroligjike, në zonën e Valencias në Spanjë, vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.

Bilanci i personave që kanë humbur jetën ndërkohë është rritur sërish sipas përditësimit të fundit shtetëror dhe shkon në 205 të vdekur. Roja civile dhe ushtria po punojnë për zhbollikimin e rrugëve të cilat janë pushtuar nga balta. Në mbi 20 komuna rreth Valencias, 360 mijë banorë nuk kanë ujë ndërsa 50 mijë janë pa energji elektrike.

500 ushtarë të tjerë do ti shtohen atyre që tashmë po punojnë më rojën civile në operacione. Për 2 javë do të qëndrojë i izoluar transporti hekurudhor me Madridin dhe pjesërisht me Katalonjën.

150 arterie rrugore sipas të dhënave zyrtare janë të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë dhe për momentin janë të pa aksesueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
VIDEO/ Pamje emocionuese, vullnetarë të shumtë në ndihmë të banorëve të Valencias në Spanjë

Vullnetarë të shumtë nga anembanë Spanjës kanë vërshuar drejt qytetit të Valencias në ndihmë të qytetarëve vendas të dëmtuar nga përmbytjet apokaliptike.

Videoja tregon vullnetarët teksa ecin në urën e Paiporta (një komunë në rajonin e Valencias), drejt zonave më të prekura nga përmbytjet.

Ata shihen të pajisur me ushqime, veshmbathje, si dhe lopata për pastrimin e baltës që ka pushtuar qytetin spanjoll.

Ora 15:58
VIDEOLAJM/ Operacionet nga ajri në Valencia, momenti kur shpëtohet fëmija 1 vjeç

Janë të shumta operacionet që po zhvillohen nga ajri në Alicante pranë Valencias. Një prej tyre është ky operacion i filmuar nga roja civile spanjolle ku tregohet një foshnjë 1 vjeç duke u ngritur nga shtëpia e përmbytyr të mërkurën në Valencia.

Roja civile tha se vetëm në Alicante u shpëtuan 20 persona përfshirë edhe këtë foshnjë më nënën e tij.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'