Përmbytjet tragjike në Spanjë, mes viktimave edhe ish-futbollisti i Valencias

Përmbytjet tragjike në Spanjë, mes viktimave edhe ish-futbollisti i Valencias

Jose Castillejo

Valencia ka nderuar ish-lojtarin e saj Jose Castillejo, 28 vjeç, i cili humbi jetën pasi qyteti u godit nga përmbytjet shkatërrimtare që kanë marrë 158 jetë njerëzish.

"Valencia CF mban zi për vdekjen e José Castillejo, viktimës nga përmbytjet e shpejta. Castillejo doli përmes sistemit të të rinjve të klubit deri në nivelin U18 dhe luajti për ekipe të tjera në rajon", thuhet në njoftim.

Përmbytjet janë quajtur fatkeqësia më e keqe natyrore e Spanjës në një shekull. Numri i jetëve të humbura është rritur në të paktën 158 dhe frika për trupa të tjerë të pajetë shtohet pasi shumë persona janë të zhdukur.

Në Spanjë kanë vendosur tre ditë zie dhe janë shtyrë shumë ndeshje në rajonin e Valencias, mes tyre dy nga La Liga, Valencia - Real Madrid dhe Villarreal - Rayo Vallecano.

Jose Castillejo

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK