Katastrofë në Slloveni, gjysma e vendit është shkatërruar nga stuhitë! Kryeministri Golob: 500 mln euro dëme nga përmbytjet! Në Gjeorgji 16 të vdekur (VIDEO)

Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese për Slloveninë, ku mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë ndërsa kryeministri e cilësoi katastrofën më të madhe natyrore. Në Gjeorgji deri më tani janë shënuar 17 viktima dhe dhjetra të zhdukur.

Sllovenia është përballur me "katastrofën më të madhe natyrore" në historinë e saj, tha të shtunën kryeministri Robert Golob, pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan dëme të vlerësuara në 500 milionë euro, vranë tre njerëz dhe shkatërruan rrugë, ura dhe shtëpi.

Duke folur pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të shtunën, Golob tha: "Për fat, nata e kaluar ishte më e lehtë se ajo e mëparshme", duke shtuar se dy të tretat e territorit të kombit të vogël alpin ishin prekur. Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm të premten, të cilat bënë që lumenjtë të fryheshin me shpejtësi dhe shpërthyen  në banesa, fusha dhe qytete.

Shërbimi meteorologjik i Sllovenisë tha se ekuivalenti i një muaji shi ra në më pak se një ditë. Golob tha se infrastruktura rrugore dhe energjetike u godit veçanërisht rëndë, si dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre u shpëtuan me helikopterë ose zjarrfikës në varka.

Shumë rrugë e autostrada u mbyllën, dhjetra ura janë shembur gjithashtu dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të mos shkojnë askund derisa dëmet të vlerësohen plotësisht.

Pas tre vdekjeve të premten, të shtunën se një person tjetër u gjet i vdekur në Lubjanë. Stuhitë e së shtunës shënojnë vetëm episodin e fundit në atë që ka qenë një verë e goditur nga valët ekstreme të të nxehtit, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Evropën.

Përmbytje të shpejta u raportuan në Austri, fqinje me Slloveninë, të shtunën.

Të paktën 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra u zhdukën pas një rrëshqitjeje dheu në një qytet turistik në veriperëndim të Gjeorgjisë, Shovi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë