Qyteza e Niscemit në Siccili të Italisë po përballet me një katastrofë të vërtetë: rrëshqitje dhe shembje masive të tokës, që kanë izoluar banorët në një ishull artificial.

Për pasojë janë evakuar 1,060 persone.

Shkëputja e tokës  i ka nxjerrë shumë prej shtëpive jashtë përdorimi. Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë rrugë të çara në gjysmë e shtëpi të tëra të mbetura pezull gati në rënie si pasojë e shkëputjes masive të tokës. 

Qyteti është aktualisht i arritshëm vetëm në një drejtim ndërsa niveli i rrëshqitjes së tokës ka arritur në 25 metra.