Pas Archie, me sa duket Familja Mbretërore do të shtohet me një tjetër anëtar të ri. Në median e huaj po përflitet se Dukesha Kate Middleton është në pritje të një tjetër fëmie, i katërti në rradhë.
Kanë qenë disa të dhëna dyshuese që kanë bërë të dyshohet se Kate është në pritje të ëmbël.
Kate u shfaq duke shoqëruar fëmijët në ditën e parë të shkollës. Ajo që ra në sy ishte një ndryshim në pamjen e dukeshës. Ajo kishte çelur ngjyrën e flokëve dhe kishte ndryshuar modelin e tyre. Nisur nga herët e tjera, Kate e ka bërë këtë ekperimentim me pamjen gjithmonë kur ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë, në mënyrë që vëmendja të përqëndrohet te pamja dhe jo te barku i saj apo kilogramët e shtuar.
Po ashtu, një tjetër shenjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se dukesha i ka mbyllur të gjitha takimet në axhendën e saj. Ajo dëshiron të bëjë një periudhë pushim dhe sipas njerëzve kjo mund të jetë për shenjë e një shtatzënie. Duke qenë se të treja shtatzënitë e dukeshës kanë qenë të komplikuara dhe ajo ka pasur shumë shqetësime muajt e parë, kjo periudhë pushimi i ka bërë të gjithë të mendojnë se Kate mund të jetë shtatzënë.
Plus, një burim ka treguar se Charlotte është dëgjuar t’u thotë shokëve në shkollë se e ëma do të lindë një vajzë tjetër. Nuk dihet sa e vërtetë mund të jetë, megjithatë këto shenja kanë qenë të mjaftueshme që mediat në botë të shkruajnë dhe të aludojnë se një tjetër bebush mbretëror është rrugës.
Princ Ëilliam deh Middleton janë prindër të tre fëmijëve George-it, Chalotte-s dhe Louis-it