Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë: Ka ditë të mira dhe të këqija

Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë: Ka ditë të mira dhe të këqija

Kate Midelton

Kate Middleton ka folur për trajtimin e saj të kancerit në një angazhim të ri publik. Princesha e Uellsit aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe zbuloi se do të trajtohet edhe për disa muaj të tjerë.

“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira të mbështetjes dhe inkurajimit. Me të vërtetë kanë bërë ndryshim të madh për William-in dhe mua dhe na kanë ndihmuar të dyve në disa nga periudhat më të vështira. Unë jam duke përparuar mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija,” -tha Kate.

Duke treguar më tej për këtë periudhë, Kate tha: “Ka ditë të këqija, kur ndihem e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohem trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihem më e fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë që të ndihem mirë. Trajtimi im është i vazhdueshëm dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të merrem me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.

Unë po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke e marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2024 03:38

    Mire thoni ju,por s'keni degjuar opinionin e shefes te Onkologjikut tone,Silvana Celiku.Dhe ju kerkoni t'i jepni vetes e trupit kohe dhe te mendosh punet qe i kerkohen te beje nje anetar i familjes mbreterore!Kurse shefja jone kujton se te gjithe jane bere si vetja e saj,/prej celiku/ dhe mendon qe mund te punosh shume mire e kempin e meriton vetem po te jesh duke dhene shpirt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite