Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton është “tradhtuar” nga fustani i saj gjatë një eventi bamirësie.

Nga era që po frynte fustani i Kate është ngritur duke na kujtuar skenën e famshme të Marilyn Monroe.

E ndjerë në siklet dukesha është përpjekur ta mbajë fustanin me duar por përsëri nuk ka mundur të shpëtojë pa ekspozuar këmbët e saj.

kate middleton

Nuk është hera e parë që Kate është ndodhur në situata të tilla, pasi më herët ajo përsëri ka pasur momente kur ka ekspozuar më shumë seç duhet.

Kujtojmë këtu rastin kur ajo u shfaq me 11 shtator me një fustan të verdhë në aeroport, ndërkohë që era bëri që ti ngrihej fustani.

kate middleton
(Kate në aeroprt në vitin 2011)

Edhe në vitin 2012 përsëri në ambientet e një aeroporti me një fustan plot ngjyra ajo u ndodh në të njëjtën situatë.

E sigurisht kur të gjithë sytë janë mbi të nuk ka se si ti shpëtojë shkrepjeve të aparateve fotografikë.

kate middleton
(Kate Middleton në vitin 2012 në të njëjtën situatë)

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)