Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botën e modës.

Bëhet fjalë për Kate Moss, e cila kur bëhet fjalë për punë është e aftë të bëjë çdo gjë.

Nuk është hera e parë që Kate shfaqet nudo në një revistë.

Ndërkohë që këtë herë ka pozuar për revistën franceze të meshkujve “Lui”.

Fotot janë shkrepur nga fotografi i njohur Terry Richardson dhe sigurisht që ky është një tundim i madh për meshkujt.

kate moss

Ajo është shfaqur totalisht nudo, e ulur në një karrige, ndërkohë që është kthyer me shpinë dhe bie në sy fundshpina seksi.

Flokët bjonde i ka të lëshuar dhe bien në sy dy tatuazhe të vogla në shpinën e modeles 40 vjeçare.

Edhe pse vitet kalojnë Moss mbetet një ndër emrat më të lakuar në fushën e modës.

Përfaqësues të revistës në fjalë kanë thënë se Kate shfaqet edhe në foto të tjetra për numrin e ardhshëm të revistës.

Ata i kanë bërë thirrje të gjithëve që mos ti humbin fotot, që sipas tyre janë mjaft provokuese.

(b.t/shqiptarja.com)