Është Kate Moss modelja më e zënë dhe më e kërkuar në industrinë e modës?

Kjo është pyetja që lind menjëherë sapo çojmë në mendje projektet e shumta në të cilat ajo është e përfshirë.

Kritikët e modës thonë se karriera në këtë fushë ka një moment skadimi, por kjo duket se nuk vlen për Moss, e cila shfaqet më në formë se kurrë.  

Gjatë këtij vitit ajo është zgjedhur si imazh për markën St Tropez, për markën e produkteve kozmetike Rimmel, për markën e telefonëve Carphone Warehouse etj .

Por duket se këto nuk kanë mjaftuar për Moss, e cila këtë herë është imazh i fushatës së veshjeve të “ELEVEN PARIS”.

Me veshje të ndryshme dhe me një tualet mjaft natyral Kate ka treguar se ajo mbetet më e mira në këtë fushë.

Themeluesi i kësaj marke është shprehur:- “Për ne Kate Moss ishte një zgjedhje e natyrshme për të qenë imazh i markës. Stili i saj unik dhe marrëdhënia e ngushtë me muzikën tregojnë më së miri atë që duam të tregojmë ne nëpërmjet koleksioneve tona”.
 
CV-ja e Kate për vitin 2013, ajo është përfshirë në këto projekte:

Kopertina e Playboy për Janarin e 2014
Versioni britanik i Vogue 2013, në kopertinën e dhjetorit
Versioni Japonez I Vogue në muajin nëntor të 2013
Revista “i-D Magazine Fall”
Imazh i produkteve për flokë Kérastase në vitin 2013
Imazh i parfumit “Lilabelle Fragrance 2013”
Imazh i Rimmel Contract 2013
Imazh për markën e veshjeve Liu-Jo Jeans
Imazh I markës Versace AË13
Imazh I kopertinës së revistës britanike “Esquire” shtator 2013
Glamour Germany July 2013 cover
Imazh I këpucëve të Stuart Weitzman A/Ë 13
Imazh I kopertinës “British Vogue” , kopertina e qershorit 2013
Imazh I fushatës së St. Tropez 2013
Fred S/S 13
Imazh për fushatën e markës Rag & Bone S/S 13
Imazh për Versace S/S 13

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)