Modelja Kate Upton përzgjidhet për fushatën e reklamës së këpucëve Sam Edelman.

kate upton

Kjo zgjedhje e modeles së kolme është bërë me qëllim që të ndërgjegjësojnë të rinjtë kundër manisë së dobësimit, e cila çon drejt anoreksisë.

“E kemi zgjedhur për arsye se Upton nuk ka format e modeleve të cilat në përgjithësi janë të dobëta”- ka thënë fotografi David Lipman.

kate upton

20 vjeçarja angleze ka një ndikim pozitiv tek të rinjtë, prandaj dhe përzgjedhja e Upton është parë me pozitivitet.

Modelja është shfaqur mjaft sensuale me fotot e realizuara bardh e zi.

Kate është imazhi i një femre të kolme dhe të bukur, larg nga figura e zakonshme e modeleve që jetojnë vetëm me kafe dhe sallatë.

kate upton

Kate shpeshherë ka treguar dashurinë e saj për ushqimin dhe ku i dihet duke pozuar për marka të famshme ndoshta mund të bindë më shumë të rinj.

(b.t/shqiptarja.com)