Modelja e kolme dhe sensuale Kate Upton është shprehur se është ndjerë jashtë vetes së saj në filmin “The Other Woman”. Përveçse një modele e suksesshme ajo ka menduar që të nis një karrierë edhe në kinematografi.

Aktualisht  Upton është duke punuar me aktorë mjaft të njohur si Cameron Diaz dhe Leslie Mann. Megjithatë duket se modelja është ndjerë e çuditshme sa i përket rolit të saj.“Unë jam ndjerë larg prej vetes. Unë nuk kam folur aspak.

Unë vetëm kam dëgjuar dhe kam dhënë vëmendjen time maksimale”,-është shprehur Upton. Karakteri i saj në këtë prodhim kinematografik ka të bëjë me rolin e viktimës së një të dashuri tradhtar, e cila kërkon hakmarrje.

kate upton

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)