Aktorja angleze Kate Winslet ka siguruar postin e saj në bulevardin e famshëm Walk of Fame, dedikuar yjeve të showbizit në Hollivud.
Aktorja bukuroshe është nderuar nga bota kinematografike me yllin e saj në një ceremoni të mbajtur posaçërisht për të, ku ishin të pranishëm shumë adhurues.
Ka qenë drejtori i Titanikut James Cameron ai që i ka prezantuar bukuroshes Winslet çmimin dhe aktorja Kathy Bates.
Winslet është shfaqur rrëzëllitëse me një fustan të zi të ngjitur pas trupit dhe flokët e mbledhura plot finesë.

Ajo ka pozuar pranë yllit duke falenderuar të gjithë të pranishmit për përkrahjen e tyre.
Duhet të kujtojmë që Winslet është nominuar pesë herë në çmimet Oscar, teksa është shpallur fituese në herën e gjashtë në vitin 2009 për intepretimin në filmin “The Reader”.
Ajo gjithashtu ka marë dy çmime BAFTA, dy Golden Globe, një Emmy dhe një çmim Grammy.
Asaj tanimë i duhet vetëm një çmim Tony për të kompletuar listën e suksesit.
Ka vetëm tre muaj që ka sjellë në jetë një djalë nga martesa e saj e dytë me Ned Rocknroll dhe është në formë të shkëlqyer fizike.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com