Bashkë kundër dhunës së gruas dhe vajzave. Sot në stadiumin "Besëlidhja" Lezhë, ndeshja mes ekipit të Besëlidhjes e Luzit nisi ndryshe, ku lojtaret zbritën në fushë me bluza portokalli e banderola me mesazhin se nuk ka asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave!
Luzi fiton në Lezhë me rezultatin 0-2, shënuan Laho në minutën e 57, e dyfishoi rezultatin Goga për miqtë në minutën e 82.
Miqtë e merituan fitoren edhe pse luajtën gjysmën e pjesës se dytë me 10 lojtarë. Besëlidhja zhvilloi volum loje, por nuk arriti të konkludoj. Me këtë humbje skuadra e Besëlidhjes, largohet 9 pikë nga ekipi i Luzit, që me meritë kryeson grupin A të Kategorisë së dytë.
Besëlidhja javën e ardhshme do të luajë takimin në transfertë përballë ekipit të Gramshit.