Kategoria e Parë, Luftëtari kampion,
mundi Korabin pas 24 penalltive

Kategoria e Parë, Luftëtari kampion,<br />mundi Korabin pas 24 penalltive
Ndeshja e sotme e luajtur në stadiumin ‘Qemal Stala’ nxori fituese skuadrën gjirokastrite.
Luftëtari fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë pasi mundi me 11-metërsha ekipin e Korabit.

90 minutëshi i kohës së rregull përfundoi në barazim pa gola duke çuar ndeshjen në minuta shtesë.  Por as 30 minutat shtesë nuk mjaftuan për të shpallur kampione njërën nga skuadrat dhe i detyroi ekipet të shkonin drejt penalltive. Në këtë ndeshje u ekzekutuan 24 penallti ku as 11-metërshat e parë por as të dytët nuk vulosën fatin e këtij takimi. 
Ishte Sokol Mziu i Korabit i cili i ‘dhuroi’ fitoren Luftëtarin, me dy penallti të humbura. 

Korabi i vendit të parë në Grupin A mblodhi 62 pikë ndërsa vendi i parë Grupit B Luftëtari grumbulloi gjithsej 68 pikë. Flamurtari shpallet kampione e Kategorisë së Parë e ndërsa një ditë më parë Skënderbeu u shpall kampione e Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat kanë siguruar një vend në Superiore.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!