Kategoria e Parë, ose thënë ndryshe niveli i dytë i futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë gjashtë ndeshjet e raundit të parafundit (java 32). Pogradeci dhe Skënderbeu barazuan 1-1 në derbi, teksa Laçi përmbysi 2-1 Kukësin. Si Skënderbeu dhe Laçi e kanë siguruar një vend në Superligë për sezonin e ri, por gara mes tyre është për titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Raundi i fundit (33) ka rezervuar sfidën direkte mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë, duel që do të vendos se cili ekip do të ngrejë trofeun, pasi korçarët kanë vetëm një pikë më shumë se kurbinasit.

Ndërkohë gara vijon e fortë në fundin e renditjes. Me humbjet e sotme, Apolonia dhe Lushnja janë drejt rrëzimit në Kategorinë e Dytë, edhe pse matamatika ende nuk e ka thënë fjalën e saj. Rrezikon edhe Kukësi, ndërsa matematikisht AF Luftëtari do të garojë në play-out pasi ia doli të fitonte sot 'bujarisht' 1-2 kundër Kastriotit.

Pogradeci dhe Iliria e kanë siguruar një vend në zonën play-off, ndërsa dy ekipet e tjera do mësohen pas ndeshjeve të fundit të këtij sezoni.

Kategoria e Parë, raundi i 32-të (i parafundit):

E shtunë, 25 prill 2026

Besa 1-1 Korabi

Burreli 1-0 Lushnja

Iliria 2-1 Apolonia

Kastrioti 1-2 AF Luftëtari

Laçi 2-1 Kukësi

Pogradeci 1-1 Skënderbeu

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?