Kategoria e Parë ose thënë ndryshe niveli i dytë i futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të gjashtë.

Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase humbi 1-2 kundër Besës. Fierakët kaluan të parët në avantazh me golin e Topit në minutën e 17-të, para se Mazrekaj të barazonte në të 30 minutë. Në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e tretë ishte mbrojtësi Goxhaj që shënoi për Besën për përmbysjen 1-2 dhe vendin e parë në klasifikim.

Tri pikë edhe për Burrelin që falë sukesit 1-0 kundër Lushnjës u ritkhye te fitorja. Në Vlorë, Flamurtari mundi pastër 2-0 Valbonën. Kukësi fitoi në shtëpi 1-0 me Korabin, ndërsa Vora me një gol mposhti Pogradecin. Java e gjashtë mbyllet nesër në orën 16:00 me Erzeni - Kastrioti.

Kategoria e Parë, java 6:

E shtunë, 28 shtator 2024

Apolonia 1-2 Besa

Burreli 1-0 Lushnja

Flamurtari 2-0 Valbona

Kukësi 1-0 Korabi

Vora 1-0 Pogradeci

E diel 16:00 Erzeni - Kastrioti

Renditja: