Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel katër nga gjashtë ndeshjet e raundit të 19-të. Surpriza në fushë, ndërsa ky raund mbyllet të hënë me dy takime.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Besa 'vendase' u mposht 2-3 nga Erzeni. Shijakasit bënë surprizën këtë të diel pasi mposhtën kavajasit që kanë pretendime për ngjitjen në elitë. Paçka se Abdulai shënoi në minutën e tretë për Besën, shijakasit përmbysën me autogolin e Goxhës dhe golat e Xhekës dhe Hodos. Në fund realizimi i Indio Oliveirës për Besën shërbeu sa për statistika.
Në Burrel ishin miqtë nga Fieri që fituan 0-1. Goli i vetëm për Apoloninë u shënua nga Trifoni në minutën e 62. Në stadiumin e Fushë-Krujës vendasit e Kastriotit mposhtën 1-0 Kukësin me golin e Ajazit.
Kryesuesit e Vorës nuk e patën të vështirë dhe fituan në Lushnje 1-3. Kasalla, Aneni dhe Ruzgis shënuan për vorakët, teksa në fund Deliaj gjeti golin për lagunarët.
Vora kryeson me 47 pikë, ndjekur nga Flamurtari (-1 ndeshje) dhe Besa, Burreli, Kastrioti dhe Lushnja.
Kategoria e Parë, raundi 19-të:
E diel, 19 janar 2025 - 13:30
Besa 2-3 Erzeni
Burreli 0-1 Apolonia
Kastrioti 1-0 Kukësi
Lushnja 1-3 Vora
E hënë, 20 janar 2025 - 13:30
Korabi - Valbona
Pogradeci - Flamurtari
Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
19.2%
-
Jo
74%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Renditja/ Vora pa rivalë, ndjek Flamurtari! Kukësi rigjen fitoren, rezultatet në Kategorinë e Parë
5 Mars, 15:34
-
Disiplina i pret faturën Egnatias dhe Flamurtarit, e pësojnë edhe zyrtarët e klubeve! Dënime në Kategorinë e Parë
5 Mars, 13:34
-
Kategoria e Parë/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, Vora e Flamurtari 'luftë' për kreun! Rezultatet dhe renditja pas raundit të 25-të
2 Mars, 16:33
-
Zyrtare/ FK Kukësi rrezikon qëndrimin në të Parën, dorëhiqet trajneri Allamani
1 Mars, 21:25
-
Vora siguron zonën e promovimit, dorëhiqet trajneri i Kukësit! Erzeni rrezikon mbijetesën, tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë
1 Mars, 16:40
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari 'poker' në shtëpi, përmbys 4-1 Korabin! Pogradeci dhe Lushnja paqe mes katër golash
28 Shkurt, 15:59
-
Kalendari i pesë javëve të ardhshme në Kategorinë e Parë
19 Shkurt, 15:05
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari bëjnë detyrën dhe qëndrojnë në krye, tri pikë për Lushnjën
15 Shkurt, 15:58