Kategoria e Parë ka zhvilluar këtë të shtunë pesë nga shtatë ndeshjet e javës së 20-të. Me fillim nga 13:00, në përballjet e sotme ka pasur disa surpriza. Skënderbeu kryesues është ndalur në Lezhë, pas barazimit 0-0 me Besëlidhjen. Në Peshkopi, Korabi vendas fitoi 1-0 me Tërbunin me golin e Beshiraj në minutën e 88-të.
Luzi dhe Besa barazuan 2-2, teksa Tomori mori tri pikë në Berat pas fitores 1-0 me Burrelin. Në Cërrik, Turbina dhe Lushnja barazuan 1-1. Të hënë në 14:00 luhet Apolonia - Oriku dhe në 17:00 Flamurtari - Dinamo. Në Vlorë luhet dueli që mund të vendosë për skuadrën që do marrë një biletë për në Superligë.
Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu me 38 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo që luajnë nesër së bashku. Në fundin e klasifikimit Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja.
Kategoria e Parë - java 20-të:
Besëlidhja 0-0 Skënderbeu
Korabi 1-0 Tërbuni (Beshiraj 88')
Luzi 2-2 Besa (Hoxha 58', Treni 86' / Onuh 3', E. Hoxha 66')
Tomori 1-0 Burreli (Alinani 38')
Turbina 1-1 Lushnja (Zani 90+5' / Canka 83')
E hënë:
14:00 Apolonia - Oriku
17:00 Flamurtari - Dinamo
Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2971
Lajme të tjera
-
Revoltë në Vlorë ndaj arbitrit, sherr dhe shishe në fushë! Drejtori i Dinamos për Report Tv: Troisi nxiti turmën! Duheshin masa shtesë
21 Mars, 09:10
-
VIDEO/ Tensione pa fund në Vlorë, tifozët e Flamurtarit rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit Cjapi
20 Mars, 20:12
-
Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)
20 Mars, 19:16
-
VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Vlorë, Dinamo ndëshkon Flamurtarin me penallti! 3 kartona të kuq dhe përplasje mes drejtuesve
20 Mars, 18:56
-
Një gol dhe karton i kuq, Apolonia mund Orikun mes tensionit (VIDEO)
20 Mars, 16:12
-
Flamurtari në finalen e Ligës Unike, mposht Prishtinën! Trajneria Hasanaj: Bëjmë të pamundurën kundër Partizanit
16 Mars, 11:27
-
42 vite mësim fizkulturë, mësuesi në pension s’e ndal punën: Do të stërvis sportistë sa të kem jetë
11 Mars, 19:06
-
Volejboll femra/ 45 vite pritje, Skënderbeu fiton pas pesë seteve me Partizanin dhe merr Kupën e Shqipërisë (VIDEO)
11 Mars, 18:42
-
Një gol në Korçë, Skënderbeu mund Tomorin dhe merr kreun e Kategorisë së Parë (VIDEO)
11 Mars, 15:46
-
VIDEO/ Flamurtari dështon në Pukë dhe largohet nga kreu i renditjes, Skënderbeu një gol për vendin e parë! Besa 'shuplakë' Turbinës
11 Mars, 15:44
-
Kaosi në derbi, Disiplina lë pa tifozë Tiranën dhe Partizanin! Dënime masive në futbollin shqiptar
8 Mars, 17:39
-
VIDEO/ Skënderbeut i anullojnë golin në shtesë, Frashëri përplaset me policin në fushë
4 Mars, 16:20