Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri, Kategoria e Parë zhvilloi sot pesë takime. Dueli i gjashtë, ai midis Kastriotit dhe Besës u shty për të hënën (nesër) në orën 13:30 pas stadiumi "Redi Maloku" në Fushë-Krujë nuk ishte i përshtatshëm për një ndeshje futbolli, për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Në "Liri Ballabani", vendasit e Burrelit u mposhtën 1-2 nga Skënderbeu. Korçarët shënuan dy herë në pjesën e parë me Vangjelin dhe Musa, ndërsa goli i Xhabrahimit shërbeu sa për statistika.

Laçi u ndal 1-1 në shtëpi nga Iliria. Ekipi nga Fushë-Kruja shënoi me Sejdiun në minutën e 55-të, por Laçi barazoi me Traore një minutë nga fundit i takimit. Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia fitoi 2-0 kundër Kukësit me golat e Eneh dhe Raymond Onyeuenyi.

Në "Roza Haxhiu", Lushnja vendase u mposht 1-2 nga Pogradeci. Ezekiel dhe Pere shënuan për liqenorët, ndërsa vendasit barazuan përkohësisht me Kouassi. Në Peshkopi, Korabi barazoi 1-1 kundër AF Luftëtarit.

Pas javës së 12-të renditjen e prin Skënderbeu me 31 pikë, ndjekur nga Laçi me 22. Në zonën e promovimit janë Pogradeci me 21 pikë, Iliria me 17 pikë, Burreli me 16 pikë dhe Apolonia po me 16 pikë.

Kategoria e Parë, raundit 12-të:

Laçi 1-1 Iliria

Lushnja 1-2 Pogradeci

Burreli 1-2 Skënderbeu

Apolonia 2-0 Kukësi

Korabi 1-1 AF Luftëtari

Kastrioti - Besa (e shtyrë për shkak të motit të keq)