Tirana në Grupin B, ndërsa Dinamo në Grupin A. Në Kategorinë e Parë nuk ka derbi të kryeqytetit. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ndau dy grupet e kësaj kategorie duke bërë disa ndryshime thelbësore.
Nëse gjatë sezoneve të shkuara këto dy grupe bazoheshin kryesisht në kriteret gjeografike në mënyrë që skuadrat të evitonin udhëtimet e gjata, duke nisur që prej sezonit 2017-2018 është bërë një miksim që i bën pak të dallueshme gjeografikisht dy grupet.
Kështu, Tirana është caktuar në grupin B që gjithsesi sërish mund të konsiderohet grupi i jugut edhe pse risia e këtij sezoni është bashkimi i Shënkollit dhe Ilirisë në këtë grup. Skuadra lezhjane dhe ajo nga Fushë Kruja do të përbalen në tre faza përveç Tiranës edhe me Apoloninë, Turbinën, Bylysin, Shkumbinin, Pogradecin, Tomorin e Naftëtarin. Ndryshon gjithashtu edhe Grupi A ose i ashtuquajturi grupi i veriut me dy prurje të reja, Dinamon dhe Egnatian që u bashkohen 8 të tjerave; Korabi, Besëlidhja, Kastrioti, Burreli, Besa, Erzeni, Tërbuni dhe Vllaznia B.
Edhe këtë sezon, formula është e ndarë në tre etapa, dy të parat faza normale, ndërsa faza e tretë me përballjet play off dhe play out. Çdo grup do të caktojë nga një skuadër që do të ngjitet direkt në Superiore dhe dy bien direkt në Katëgorinë e Dytë, ndërsa dy skuadra të tjera do të luajnë ndeshjet play out për të qëndruar në të parën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com