Kategoria superiore/ Bylis pranë
rënies, buzëqesh Skënderbeu

Kategoria superiore/ Bylis pranë<br />rënies, buzëqesh Skënderbeu
Barazim 0-0 në Ballsh mes Bylisit dhe Flamurtarit. Flamurtari i shpëtuar, Bylisi praktikisht i rënë edhe pse matematika i jep një përqindje mjaft të vogël mbijetese. Mallakastriotët tashmë kanë 32 pikë dhe nëse fitojnë në javën e fundit me Vllazninë mund të shkojnë 35 po kaq sa ka edhe Laçi, ku në rast barazimi Bylis është i avantazhuar. Por Laçi luan ndeshjen e fundit në fushën e vet përballë Tërbunit të rënë nga kategoria. Barazimi i djeshëm në Ballsh ka edhe dy të fituar të tjerë. Ky barazim ka shpëtuar matematikisht mbijetesën e Vllaznisë, që edhe pse u mund nga Tirana 1-0, me 36 pikët që ka nuk rrezikon më. Po kështu buzëqesh edhe Skënderbeu. Me Flamurtarin të shpëtuar rriten ndjeshëm edhe shanset për titullin për Skënderbeun që në javën e fundit shkon në Vlorë përballë një skuadre që nuk ka më motiv për të luftuar egër në fushë.

Shënon portieri, por Kukësi përmbys Tërbunin
Kukësi bën detyrën, fiton 2-1 në transfertën e Pukës përballë Tërbunit dhe hedh një tjetër hap të sigurtë, drejt kualifikimit në Europa League nëpërmjet kampionatit. Ndeshja nisi me një gol nga ata që rrallë shihen në futboll. Në minutën e 9-të Tërbuni kaloi në avantazh falë një goli të pabesueshëm të portierit Klajdi Kuka. Një goditje e drejtpërdrejtë nga porta në portë e gardianit të skuadrës pukjane befasoi Enea Koliqin me këtë të fundit që kishte peshën e tij të fajit në golin e vendasve. Avantazhi i Tërbunit, zgjoi Kukësin nuk vonoi shumë dhe arriti të barazonte shifrat me Izair Eminin, që u rikthye te goli pas një periudhe të gjatë.

Sulmuesi tetovar shfrytëzoi një harkim perfekt të Edon Hasanit dhe me kokë mposhti portierin Kuka. Që nga ky moment në fushë kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte Kukësi, që arrin të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 43-të me Ansi Nikën i cili ngjitur me vijën fatale nuk mund të gabonte. Pjesa e dytë u menaxhua mrë nga Kukësi që arriti kështu një fitore që e afron akoma edhe më shumë me Kupat e Europës.

Teuta mposht Laçin
Teuta nuk dorëzohet për Europën. Ashtu si në cështjen e titullit dhe durrsakët qëndrojnë në valle për një vend në Europë deri në minutën e fundit. Gripshi, Çyrbja dhe Hoxha shënuan në suksesin 3-0 të Teutës ndaj Lacit, që u vulos i tëri në pjesën e dytë, me kurbinasit që tashmë do të jenë të detyruar të fitojnë në javën e fundit me Tërbunin për të siguruar qëndrimin.



redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!