Kategoria Superiore, dëmtohet
Radas nuk luan ndaj Partizanit

Kategoria Superiore, dëmtohet<br />Radas nuk luan ndaj Partizanit
Probleme për Skënderbeun vetëm pak ditë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Partizanit që do të përcaktojë titullin kampion. Marko Radas, mbrojtësi kroat i ekipit korçar ka pësuar një dëmtim në gju dhe me shumë gjasa do të mungojë për rreth 4 javë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi, për shkallën e dëmtimit sepse pritet që 32-vjecari të kryejë të gjitha ekzaminimet e detajuara për të përcaktuar përfundimisht gjendjen.

Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë ky sezon për qëndërmbrojtësin kroat mund të konsiderohet i mbyllur. Gjithsesi mund të thuhet me siguri që Rada nuk do të mund të luajë përballë Partizanit. Mungesa e mbrojtësit kroat në duelin vendimtar të së premtes e detyron trajnerin Mirel Josa që t’i japë një fanellë titullari, Bajram Jashanicës ,me këtë të fundit që do të rreshtohet përkrah Tefik Osmanit në qendër të mbrojtjes.

Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Teutës, Radas la fushën në minutën e 89-të duke i bërë vend pikërisht Jashanicës. 32-vjeçari kroat është një futbollist shumë i rëndësishëm për Skënderbeun. Në këtë sezon Marko Radas numëron 25 ndeshje në kampionat, teksa ka arritur të realizojë edhe 1 gol.

Biletat për Partizanin
Përkundër disa raportimeve në media të ndryshme që kanë folur se Skënderbeu do të rezervojë vetëm kuotën e 5% të përcaktuar nga rregullorja për Partizanin, rreth 300 bileta, burime brenda klubit korçar bëjnë të ditur se Skënderbeu është i predizpozuar të ofrojë një kuotë të kënaqshme biletash për tifozët e kuq. Ende nuk mund të jepet një numër i saktë pasi tratativat mes dy klubeve janë në vazhdim por drejtuesit e Skënderbeut janë të prirur për të kënaqur kërkesat e tifozerisë mike, me synimin për ta kthyer ndeshjen në një festë të vërtetë futbolli.

Çmimet
Skënderbeu ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen me Partizanin. Klubi korçar konfirmon interesimin e jashtëzakonshëm për ndeshjen që do të luhet këtë të premte, kur bën të ditur se menjëherë pas daljes në treg, në pak orë janë shitur rreth 2000 bileta. Ndërkohë në njoftim saktësohen dhe çmimet e biletave. Kështu biletat në tribunën VIP kushtojnë 1500 lekë të reja, në sektorët anësorë të tribunës 500 lekë të reja, ndërsa në tribunën ballore dhe sektorët pas portave 300 dhe 200 lekë të reja.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?