Kategoria superiore, Hallaçi: Kukësi
nuk do të thyhet as në Korçë

Kategoria superiore, Hallaçi: Kukësi<br />nuk do të thyhet as në Korçë
Skuadra e Kukësit i ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet për përballjen e fortë me Skënderbeun.

Kukësi udhëton me lojtarët më të mirë në dipozicion për këtë transfertë. Trajneri Ernest Gjoka konfirmoi se Ylli Shameti e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë titullar, ndërsa mbeten jashtë listës për arsye fizike Pashaj, Greca dhe Memini. Edhe Izair Emini pritet të jetë pjesë e formacionit bazë, ndërsa nga pezullimet për arsye kartonësh janë kthyer Lena, Lushtaku dhe kapiteni Hallaci, të cilët munduan në fitoren 4-0 me Korabin.

Kuksianët kryesues nuk janë thyer këtë kampionat në asnjë ndeshje, ndaj edhe besimi se do dalim me sukses në supersfidën e Korçës është I madh tek ekipi verilindor. Këtë klimë e përcjellë më së miri, kapiteni Rrahman Hallaçi, i cili është shprehur optimist për suksesin e Kukësit edhe në këtë duel mjaft të vështirë në “shtëpinë e kampionëve. Kapiteni premton ai dhe shokët e tij nuk do të kthehen duarbosh nga Korça. “E kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. Shkojmë në Korçë vetëm për fitore. Sigurisht, edhe barazimi do të ishte i pranueshëm, por synimi ynë është të marrim maksimumin.

Një rezultat pozitiv në Korçë do të jetë patjetër një gur themeli për titullin kampion dhe një provë karakteri. Ne nuk kemi pësuar asnjë humbje në kampionat dhe kjo është mjaft domethënëse për forcën ekipit. Synimi është të mbajmë larg një rival të rrezikshëm, si Skënderbeu, por edhe të tregojmë një forcë karakteri, si skuadra që ende nuk është thyer”, ka deklaruar Rrahman Hallaçi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve