Kategoria Superiore/ Kamza
mund Laçin dhe ngjitet e 4-ta

Kategoria Superiore/ Kamza<br />mund Laçin dhe ngjitet e 4-ta<br>
Goli i parë sezonal i Sebino Plakut i mjaftoi Kamzës për të marrë fitoren e 2-të në transfertë dhe për tu konfrimuar si një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni. Në Laç në një ndeshje që prodhoi shumë tension vendosi gjithçka një gol i Sebino Plakut me Kamzën që mposhti 1-0 skuadrën e Gentian Mezanit duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Partizani. Fitore me aromë ishi për Ramadan Ndreun.

Në pjesën e parë shanset më të mira i pati pikërisht Kamza me Sebino Plakun që të 30-tën u ndal nga traversa ndërsa disa sekonda më vonë nuk gjeti portën e Selmanit. Në minutën e 62-të kaos total në fushë me Enea Jorgjin që nxorri dy kartona të kuq. Ndëshkoi fillimisht Nezirin me të verdhin e dytë ndërsa i drejtoi në fytyrë kartonin e kuq direkt Sefgjinajt për një gjest antisportiv ndaj Racic edhe pse Jorgji fillimisht ngatërroi lojtar duke ndëshkuar Jonuzin por korigjoi gjithçka pas këshillimit me anësorin. Golin e fitores Kamza e gjeti shumë vonë në të 86-tën me Plakun që i shërbyer nga Frashëri goditi saktë me kokë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Kategoria Superiore

Rezultatet / Java 8
Laçi - Kamza 0 - 1
Partizani – Flamurtari 0 - 1   
Kukësi - Vllaznia  2 - 2 
Skënderbeu - Luftëtari 2 - 0   
Lushnja - Teuta Durrës  2 - 1

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'