Kategoria Superiore, Vllaznia
rikthehet te fitorja me Flamurtarin

Kategoria Superiore, Vllaznia<br />rikthehet te fitorja me Flamurtarin
Vllaznia gjen gjetësinë në kampionatin e saj pas fitores së dytë sezonale ndaj Flamurtarit në Vlorë ku vendosi goli i Cicmil për  shkodranët. 3 pikë të rëndësishme për formacionin e Cungut në një ndeshje ku lojën e bëri Flamurtari e golin Vllaznia, që u rikthye të fitojë në Vlorë pas plot 9 vjetësh.

Përpara tifozerisë së saj skuadra vlonjate kërkonte të hidhte pas krahëve momentin e vështirë dhe të merrte pikë të rëndësishme për klasifikimin duke patur mbështetje në tribunë dhe nga presidenti Idrizi.

Dëshira e kuqezinjve u pa që në fillim, me Flamurtarin që mori kontrollin e lojës duke ngjeshur Vllazninë pas. Në të 13-të, Shkodra provoi nga jashtë zone, ndërsa në të 17-tën vendasit nuk shfrytëzuan dot një aksion të gjatë.

Në të 26-tën Flamurtari kërkoi zgjidhje me një skemë nga goditja e dënimit por dhe kjo nuk funksionoi, ndërsa në të 28-tën ishte Shehaj që goditi fortë në zonë por topi u ndal nga mbrojtja. Vlonjatët pretenduan për 11-metërsh por Sokoli vazhdoi lojën.

Momenti që ndryshoi shifrat u regjistrua në minutën e 37-të ur një top i hedhur në zonë u shfrytëzua mjaft mirë nga Cicmil dhe nga palëvizshmëria e mbrojtjes vlonjate. Pjesa e parë u mbyll me një pretendim për penallti për Vllazninë por që nuk u cilësua si faull nga gjyqtari Sokoli. Në pjesën e dytë, Flamurtari sërish ishte më këmbëngulës në vijën e parë duke zbritur disa herë rrezikshëm por pa gjetur dot goditjen.

Vllaznia në krahun tjetër u përpoq të përgjigjej me Weitzer por goditja e tij ishte jashte. Pas minutash të tëra mungese rreziku në portën e shkodranëve , ishte fillimisht Shehaj që rrezikoi me një top të kthyer me roveshatë nga Alvesh, ndërsa në aksionin pasardhës ishte shtylla që i erdhi në ndihmë Vllaznisë.

Ndërsa në të 86-tën Galic ju afrua golit pas një goditje me kokë. Shansin e fundit e pati Danilo Alves që provoi dhe ai me një të djathtë por rezultati mbeti 0-1 deri në fund me Vllazninë që mori një fitore qetësie duke turbulluar tashmë dhe ambjentin sportiv në Vlorë pas javësh të vështira në planin financiar.

Ndeshjet e sotme
Sot do të kompletohet zhvillimi i kësaj jave të kampionatit kombëtar. Kështu, të shtunën, në orën 14:00, do të fillojnë të luhet këto ndeshjet Laçi-Skënderbeu, Luftëtari-Korabi dhe Kukësi-Tirana.

Kjo e fundit konsiderohet dhe kryendeshja e fundjavës për shkak se të dy ekipet vijnë nga një formë e mirë dhe do të synojnë të kapin kreun e renditjes.

Po në këtë ditë, por në orën 17:00, do të luhet edhe sfida përmbyllëse, Partizani-Teuta, në “Elbasan Arena”. Si rrallëherë, e diela është lënë pushim dhe kjo jo pa shkak.

Sfidat e javës së 13-të të Superiores do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, kështu që për skuadrat është menduar të kenë sadopak kohë në dispozicion për t’u çlodhur dhe përgatitur për nga dy ndeshje në pak ditë.

Kujtojmë se kampionati kryesohet nga Kukësi dhe Skënderbeu, në kuotë pikësh të barabarta, nga 23 të tilla, ndërsa Partizani dhe Tirana ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, me nga 20 pikë.

Ky mund të konsiderohet edhe “kati i sipërm”, që do të rivalizojë për titullin kampion, ndërsa skuadrat më poshtë duket se do të “notojnë në ujërat e turbullta” të mbijetesës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve